539 - Lajmi Single | AMMK

AMMK merr mbështetje nga GIZ për krijimin e sistemi të monitorimit dhe raportimit për mbeturina komunale

13 December 2021

foto

 

13.12.2021- Marrëveshja është pjese e Memorandumit të Mirëkuptimi tndërmjet GIZ dhe AKMM që përmes bashkëpunimit të ngushtë të palëve nënshkruese, të krijohet një baze për funksionalizmin e një sistemi të qëndrueshëm të monitorimit dhe raportimit për mbeturina komunale.

 

Objektivi kryesor i kësaj marrëveshje është që AKMM-së t’i ofrohet mbështetje në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të raportimit përmes digjitalizimit të formularëve të standardizuar të raportimit, në mënyrë që të sigurohet që të dhënat e mbledhura të shfrytëzohen për planifikimin strategjik të investimeve kapitale në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

 

Bazuar në këtë marrëveshje AMMK në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj ndër të tjera do të bëjë funksionalizimin e qëndrueshëm të hostingut të zgjidhjes softuerike të bazuar në internet në kuadër të domenit “rks-gov.net”, ngritjen e kapaciteteve për administrimin dhe azhurnimin e kësaj platforme digjitale, informimin e të gjithë akterëve përkatës për vënien në përdorim të platformës së re digjitale, sigurimin e qëndrueshmërisë se softuerit të bazuar në internet me qëllim të raportimit, monitorimit dhe vlerësimit të të dhënave komunale të menaxhimit të mbeturinave dhe aktivitete të tjera që ndërlidhen mirëmbajtjen e qëndrueshme të sistemit.

 

Ndërsa që GIZ, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes do të ofrojë mbështetje teknike për AMMK-në gjatë përgatitjes, zhvillimit dhe zbatimit të sistemit të bazuar në internet sipas planit të dakorduar të veprimit, mbështetjen e AKMM-së në zhvillimin e kapaciteteve për punonjësit e saj, përmes materialeve të trajnimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të zgjidhjes digjitale si dhe ofrimin e mbështetjes teknike dhe financiare  për dizajnimin dhe zhvillimin e sistemit.