22 November 2021
22.11.2021- Agjencia e Mjedisit të Evropës (EEA), ka lansuar aplikacionin mobil për cilësinë e ajrit i cili është në dispozicion të publikut për raportim në kohë reale të të dhënave për cilësinë e ajrit.
Krahas të dhënave të monitorimit nga të gjitha vendet e Evropës, në aplikacion janë përfshirë edhe të dhënat për Kosovën.
Të dhënat e Kosovës në këtë aplikacion, burojnë nga Rrjeti Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Të dhënat ofrohen për 12 stacione dhe përfshijnë 5 parametrat kryesorë të cilësisë së ajrit: Grimcat e Pluhurit PM10, Grimcat e Pluhurit PM2.5, Dyoksidi i Azotit (NO2), Ozoni (O3) dhe Dyoksidi i Sulfurit (SO2).
Për më tepër aplikacioni iu ndihmon qytetarëve të gjejnë përgjigje për pyetje të rëndësishme lidhur me cilësinë e ajrit si:
“Si është cilësia e ajrit sot?”
“Si do të jetë cilësia e ajrit nesër?”
“Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrë për ta mbrojtur shëndetin tim?”
Shkarkimi i aplikacionit mobil mund të behet në këto linqe:
Për Android: https://play.google.com/store/apps/details...
Për iPhone/iPad: https://apps.apple.com/.../european-air.../id1566371648