02 September 2021
02.09.2021- Në kuadër të realizimit të planit të punës për vitin 2021, Institutit i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me komunën e Deçanit kanë realizuar studimin e vlerave natyrore të cilat paraprakisht ishin evidentuar në territorin e kësaj komune.
Pas përgatitjes së elaborateve përkatëse për të gjitha objektet e trashëgimisë natyrore në territorin e komunës të njëjtat janë përcjellë për miratim në Kuvendin Komunal të Deçanit, i cili me datë 03.08.2021 nxorri vendimet (18) për mbrojtjen e tyre.
Me nxjerrjen e vendimeve këto objekte të trashëgimis natyrore të komunës janë shtuan regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës që mirëmbahet nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës.
Paraprakisht, në territorin e komunës të Deçanit, statusin e zonave të mbrojtura natyrore përveç Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, që një pjesë e tij shtrihet në këtë komunë, e kishin edhe Trungu i blirit (Tilia argentea) në Isniq ( 1968) dhe kompleksi i trungjeve të blirit (Tilia argentea) po ashtu Isniq (1968).
Lista e zonave të reja të marra në mbrojtje: