25 June 2021
26.06.2021-Agjencioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) po mbështet institucionet e Kosovës për të zhvilluar Ndërtimin e Kapaciteteve për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Katastrofat përmes Sistemit Kombëtar të Informimi për Zjarre Pyjore (NFFIS) dhe zgjidhjeve të bazuara në Eko-Sistem.
Përfitues kryesore i projektit është Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të
Kosovës. Aktualisht projekti është në fazën e identifikimit të disponueshmërisë
së të dhënave dhe burimit të të dhënave nga institucionet përkatëse dhe
Agjencitë në Kosovë.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës
si një nga partnerët dhe përfituesit e projektit ka pritur në takime të ndara
ekipin e ekspertëve japonezë (JET). Takimet janë realizuar në Institutin
Hidrometeororlogjik të Kosovës dhe në Drejtorinë për Vlerësimin e Gjendjes së
Mjedisit, ku është diskutuar për bashkëpunim biletaral me projektin në ofrimine
të dhënave relevante për Sistemin Kombëtar të Informimit për Zjarre Pyjore
(NFFIS), me fokus në të dhënat hidro-meteorologjike, të dhënat për
mbulushmërinë e tokave, të dhënat për zonat e mbrojtura dhe te dhëna tjera qe
prodhon AMMK.
Sistemi Kombëtar i Informimit për Zjarre Pyjore do të jetë një pikë referimi
për të dhëna burimore të rëndësishme dhe të dobishme për të gjitha institucionet
që puna e tyre ndërlidhet me menaxhimin e zjarreve pyjore.