519 - Lajmi Single | AMMK

Ndikimi i masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore ka rënduar cilësinë e ajrit në Kosovë

24 June 2021

foto

24.06.2021 - Gjatë dy ditëve të fundit është vërejtur situatë e rënduar ecilësisë së ajrit në mënyrë të veçantë për Grimcat e Pluhurit PM2.5 dhe PM10, në disa stacione matëse të menaxhuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

 

Gjendje e rënduar e cilësisë së ajrit për parametrat PM2.5 dhe PM10 është regjistruar veçanërisht në stacionet në Prishtinë (IHMK dhe Rilindja) dhe në stacionin e vendosur në zonën malore në Brezovicë.

 

AMMK sqaron opinionin e gjerë se kjo situatë ka ardhur si rezultat i kushteve aktuale meteorologjike në të cilat ndodhet vendi ynë. Sipas të dhënave meteorologjike të IHMK, Kosova aktualisht është nën ndikimin emasave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

 

Pluhuri i ardhur ngakjo zonë e Afrikës ku shtrihet edhe shkretëtira e Saharasë, që ka përfshirë edhe Kosovën ka ndikuar në rritjen e vlerave të grimcave të pluhurit.

 

Bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara,është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën dhe që manifestohet kryesisht me praninë e grimcave të pluhurit në ajër.