462 - Lajmi Single | AMMK

Vazhdon vendosja e platformave me fole të lejlekëve

01 March 2019

foto

01.03.2019- Me kërkesë të Institutit për Mbrojtjen e Natyrësnë bashkëpunim me Kompaninë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS) dje me date 28.02.2019  u bë vendosja e platformave me fole të lejlekëve në dy shtylla elektrike në Komunën e Kaçanikut.

 

Këtij aksioni të përbashkët i filluar ne muajin Gusht 2018 i kishte paraprirë zhvendosja e disa foleve të lejlekëve nga ana e punonjësve të KEDSit me arsyetimin se paraqesin rrezik për funksionimin normal të linjave të tensionit të larte.

 

Përndryshe vendosja e këtyre platformave folenizuese, të përgatitura nga ana e KEDSit, me udhëzim dhe rekomandim të IKMN-së, është praktike në shumë vende evropiane por edhe nga rajoni dhe ka si qëllim zhvendosjen e folese për së paku gjysmë metër mbi linjat e energjisë duke shmangur prekjene telave me materialet e folesë. Para vendosjes së platformës ekzistonte mundësia e devijimit në sistemin e energjisë sidomos gjatë periudhës së lagështtë vitit.

 

Njëra prej qëllimeve të këtij aktiviteti, përveç krijimit të kushteve për mbrojtjen e këtij lloji të rrallës të faunës sonë është gjithsesie dhe promovimi i një shembulli pozitiv për të mbrojtur lejlekun bardhë dhe habitatin e saj.