405 - Lajmi Single | AMMK

Sqarim për opinion

30 May 2017

foto

30.05.2017- Sot me datën 30.05.2017, në protalin www.koha.net, është botuar shkrimi: “Avokati i Popullit: Kosova A dhe B po i shkaktojnë ndotje shqetësuese lumit Sitnica”.

 

Në këtë shkrim ndër të tjera thuhet seAvokati i Popullit, Hilmi Jashari me bashkëpunëtorë, i shoqëruar edhe nga një ekspert i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, si dhe zyrtarë të Komunës së Obiliqit, vizituan fshatin Dardhishtë të Komunës së Obiliqit, respektivisht pikat e derdhjeve hidraulike nga Termocentralet Kosova A dhe Kosova B në lumin Sitnica, në po këtë fshat. Vizita u bë me qëllim që të shihet nga afër shkarkimi i ujërave me ndotje industriale, të bëhet matja e nivelit të pH-së në këto dy pika dhe të bëhet marrja e mostrave për të analizuar më detajisht nivelin e ndotjes. “Nga matjet e kryera në dy pikat e derdhjeve të ujërave të ndotura, u pa se në pikën e derdhjes hidraulike të Termocentralit Kosova A, vlera e pH-së shënonte 12.78, përderisa në grykëderdhjen hidraulike të Termocentralit B, pH-së arrinte në12.98”, thuhet në njoftimin për media të Avokatit të Popullit.

Shmangiet nga standardet e pranueshme të derdhjeve industriale, sipas AP-së, dëmtojnë cilësitë natyrore të ujit, në kuptimin cilësor dhe sasior dhe shkaktojnë pasoja afatgjata për njeriun dhe ekosistemin në përgjithësi, prandaj Avokati iPopullit ju bën thirrje autoriteteve përgjegjëse që të veprojnë në mënyrë urgjente në pajtim me ligjet përkatëse për mbrojtjen e ambientit dhe standarde te pranueshme për cilësinë së ujit, tokës dhe ajrit.

 

Pas publikimit të kësaj informate, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë pas konsultimeve edhe me zyrtarët e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sqaron opinionin e gjerë se konstatimi nga Avokati i Popullit në lidhje me nivelin e ndotjes së ujërave nga shkarkimet e Termocentralet Kosova A dhe Kosova B në lumin Sitnica, është i ngutshëm, për disa arsye si në vijim:

 

·        Ende nuk është bërë analiza e mostrave të marra nga IHMK dhe ende nuk është konstatuar niveli i përqendrimit/pranisë së substancave që tregojnë ndotje të ujërave në fjalë.

·        Nuk mundë të nxirret përfundimi për ndotje të ujërave vetëm nga rezultatet e një parametri të vetëm, në këtë rast Ph.

·        Nuk mundë të përcaktohet niveli i ndotjes vetëm përmes një matje të vetme, për shkak se një gjendje e caktuar momentale nuk prezanton gjendjen e përgjithshme të nivelit të ndotjes së ujëra.

·        Duhet të përsëriten disa mostrime, matje dhe analiza për të konstatuar gjendjen reale të ndotjes në lumin Sitnica nga burimet e përmendura, për çka IHMK, është e gatshme të vazhdojë monitorimin deri në konstatimin final të ndotjes dhe gjetjen e shkaqeve nga kjo ndotje dhe njoftimin e publikut për gjendjen e konstatuar.

 

Andaj MMPH, vlerëson se njoftimi i Avokatit të Popullit, është i ngutshëm, i pa bazuar dhe ka shkaktuar shqetësim të pa nevojshëm tek opinioni i gjerë e veçanërisht te banorët e zonës përreth.