07 February 2017
07.02.2017- Nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është konstatuar së gjatë periudhës monitoruese Nëntor - Dhjetor 2016 dhe Janar 2017 janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3. Ndërsa numri i ditëve të lejuara me tejkalime për PM10 është 35 ditë.
Gjatë tërë këtyre muajve janë regjistruar 46 ditë (raste ) me tejkalime mbi vlerat e lejuar të PM10. Në muajin Nëntor 10 ditë, në muajin Dhjetor 21 ditë, dhe në muajin Janar 15 ditë.
Vlera maksimale është regjistruar 254.9µg/m3, me datë 29.01.2017
Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar në vlerën vjetore e cila është 25µg/m3. Gjatë vitin 2016 mesatarja vjetore ka arritur vlerën27.81 µg/m3, që është mbi vlerat e lejuara.
Përqendrimet e ndotësve tjerë të gaztë sikur janë SO2, CO, NO2 dhe O3 nuk kanë tejkaluar vlerat kufitare të lejuara, por megjithatë në krahasim me muajt e tjerë të vitit, gjatë muajve Nëntor, Dhjetor 2016 dhe Janar 2017, ka pasur një ngritje të vlerave mesatare.
Për më shumë shihni raportin përmbledhës për cilësinë e ajrit nëntor-dhjetor 2016 dhe janar 2017