19 January 2017
19.01.2017- Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit, është konstatuar se gjatë dy ditëve të fundit nuk janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Gjatë këtyre ditëve (18-19.01.2017) vlera mesatare ditore, ka qenë 15.7 µg/m3, që është dukshëm nën vlerat kufitare ditore te lejuara për mbrojtjen e shëndetit të njeriut (50ug/m3).
Përqendrime të ulëta janë regjistruar edhe me ndotësin PM2.5 i cili gjatë kësaj kohe, ka regjistruar vlerën mesatare ditore 13.2µg/m3.
Për më shumë detaje raporti nga IHMK