18 December 2016
18.12.2016- Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së edhe gjatë ditëve të fundit janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 17.12.2016 e cila ka arritur në vlerën 55.87µg/m3, ndërsa me date 16.12.2016 vlera mesatare ditore ka qen 23.0287µg/m3 . Nga ora 17:30 te datës 17.12.2016, është regjistruar ngritje e vlerave te përqendrimit te PM10 dhe PM2.5 ne ajër gjë qe përkeqësoi gjendja e cilësisë se ajrit e cila ka vazhduar edhe në orët në vazhdim.
Përqendrime të larta janë paraqit edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale te mesatares ditore në 50.71µg/m3 ne po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion.
Kushtet e motit te cilat kane filluar nga pasditja e datës 17.12.2016 dhe vazhdojnë edhe sot paraqesin një gjendje te pafavorshme për shpërndarjen e ndotësve ne ajër dhe vije deri te përkeqësimi i cilësisë se ajrit, sepse ne këto raste, kur paraqitet inversion i temperaturave dhe nuk ka lëvizje te rrymave te ajrit qe nënkupton gjendje qetësie te ajrit, ndotësit qe emitohen ne ajër nga automjetet motorike (transporti), industria, inceneritoret dhe përdorimi i lendeve djegëse për ngrohje te shtëpive (ne sezonin dimërore) bene qe këta ndotës te akumulohen ne shtresa te ulëta te troposferës dhe te mos shpërndahen ne shtresa me te larta te ajrit.
Ne kushte te tilla (gjate sezonit dimërorë) përqendrimi i ndotësve ne ajër është me i ngritur ne te gjitha zonat ku paraqiten kushte te tilla atmosferike, në krahasim me rastet kur kushtet atmosferike janë te përshtatshme për shpërndarjen e ndotjes.