12 December 2016
12.12.2016- Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometerorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera ditore maksimale është shënuar me date 10.12.2016 e cila ka arritur në vlerën 148.5µg/m3gjë që vërehet edhe nga grafikoni në vazhdim, ndersa me date 09.12.2016 me vlere mesatare ditore 115.8µg/m3 dhe me date 11.12.2016 ka qene 111.5µg/m3.
Përqëndrime të larta janë paraqit edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 132 µg/m3.
Për më shumë Raporti i plotë nga IHMK