02 November 2016
02.11.2016- Përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës IKMN/AMMK po marrin pjesë në Konferencën e 9-të Ndërkombëtare Pan Evropiane të Brezit të Gjelbër/European Green Belt. Konferenca po mbahet në qendren natyrore Ukko ne Parkun Nacional Koli të Finlandës dhe do te zgjase deri me 3 nentor.
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, është edhe anëtarë i rregull i Brezit të Gjelbër Evropian. Konferenca organizohet nga Ministria e Mjedisit të Finlandës, EURONATUR dhe Shoqata European Green Belt.
Qëllimi i konferencës është bashkëpunimi i vendeve Evropiane për gjatë Brezit të Gjelbër dhe realizimi i projekteve të përbashkëta ndërmjet vendeve të rajonit në fushën e biodiversitetit dhe zonave të mbrojtura.
Per me shume vizitoni web faqen e Brezit te Gjelber Evropian.
http://www.europeangreenbelt.org/events/pan-european-conferences.html