20 September 2016
20.09.2016- Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka kënaqësinë të ndajë me ju Raportin, Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2015 .Raporti është përgatitur në kuadër të aktiviteteve për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore që ka AMMK për raportim të rregullt për gjendjen e mjedisit. Raporti përmban kryesisht të dhëna nga monitorimi i gjendjes së mjedisi por edhe të dhëna nga projekte, publikimi dhe dokumente tjera relevante për mjedisin.
Pjesë e raporti janë edhe të dhënat nga institucionet qeveritare dhe joqeveritare që kanë përgjegjësi të caktuara në sektorin e mjedisit dhe që ofrojnë të dhëna nga ky sektor. Përgatitja e raportit është mbështetur edhe nga sektorët e tjerë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. AKMM, shpreh falënderim dhe mirënjohje të gjithë atyre që kontribuuan në finalizimin e këtij dokumenti, qoftë përmes ofrimit të të dhënave të nevojshme ose duke dhënë sugjerimet dhe vërejtjet e tyre.
Ne i vlerësojmë, çmojmë dhe mirëpresim të gjitha angazhimet, vërejtjet dhe sugjerimet e institucioneve, ekspertëve, OJQ-ve mjedisore dhe dashamirësve të mjedisit, të cilat do të na ndihmojnë gjatë hartimit të publikimeve të ardhshme, për ngritjen e cilësisë dhe besueshmërisë së tyre.
Shpresojmë që ky raport do të jetë një kontribut modest, jo vetëm për informimin real për gjendjen e mjedisit në Kosovë por edhe një dokument që do ti shërbejë politikbërësve në zbatimin e politikave të qëndrueshme mjedisore dhe donatorëve në orientimin e projekteve të ardhshme.
Shkarko Raportin per gjendjen e mjedisit 2015