17 March 2015
17.03.2015- Me qëllim të informimit të opinionit për cilësinë e ajrit në Kosovë, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti Hidrometeorologjik ka vazhduar me raportimin në baza mujore për cilësinë e ajrit.
Raportet për muajin Janar dhe Shkurt, janë raportet e para për vitin 2015. Raportet mbi cilësinë e ajrit janë bazuar në të dhënat e mbledhura nga stacionet automatike të rrjetit për monitorimin e cilësisë së ajrit të cilat janë të vendosura në 12 lokalitete të ndryshme në Kosovë.
Analiza ofron të dhëna për 6 parametra: Monoksidin e Karbonit, Dyoksidin e Sulfurit, Dyoksidin e Azotit, Ozonin, Grimcat PM 10 dhe Grimcat PM 2.5.
Raporti mbi cilësinë e ajrit për muajin Janar2015
Raporti mbi cilësinë e ajrit për muajin Shkurt2015