28 March 2014
28.03.2014- Kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës, dr.sc. Ilir Morina ka marrë pjesë në takimin e 69 me radhë të Bordit Menaxhues të Agjencisë së Mjedisit të Evropës që është mbajtur në Zagreb nga data 24 deri me 26 Mars.
Në këtë takim që është organizuar nga Agjencia e Mjedisit e Kroacisë, ftesë e veçantë i është drejtuar vendeve të Ballkanit Perëndimorë me qëllim të involvimit të tyre në mënyrë më aktive në aktivitetet e Agjencisë Evropiane të Mjedisit dhe në thellimin e bashkëpunimit me rrjetet evropiane mjedisore.
Mes tjerash në këtë takim është diskutuar edhe mundësia e krijimit të një rrjetit të Agjencive Mjedisore të vendeve të Ballkanit Perëndimorë që do të ndihmonte në integrimin më të shpejtë të rajonit në punën Agjencisë se Mjedisit të Evropës dhe ne perfitimin e fondeve nga IPA.
Ky takim ishte një rast i mirë për të shkëmbyer përvoja dhe për të ngritur nivelin me bashkëpunimit më agjencitë tjera mjedisore të rajonit sidomos në procesin e raportimit dhe involvimit në aktivitetet e Agjencinë së Mjedisit të Evropës.
Gjatë qëndrimit ne Zagreb , kryeshefi i AMMK-së ka realizuar një takim edhe me ambasadoren e Kosovës në shtetin kroat znj. Shkendije Geci-Sherifi , me të cilën është diskutuar për ndihmën që mundë të ofrojë Ambasada e Republikës së Kosovës në realizimin e projekteve mjedisore me institucionet e shteti kroat.