11 March 2014
11/03/2014- Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dr.sc. Ilir Morina ka pritur sot në takim një delegacion të Agjencisë për Mbrojtjen e të Mjedisit të Malit të Zi, të prirë nga drejtori i kësaj agjencie z. Ervin Spahic.
Në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ne mes të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Malit të Zi së në sektorin e mbrojtjes së mjedisit me fokus në implementimin e projekteve të përbashkëta në sektorin e mbrojtjes së natyrës dhe menaxhimin ndërkufitarë të Parqeve Nacionale.
Po ashtu janë shqyrtuar dhe diskutuat edhe mundësitë e përkrahjes bilaterale dhe bashkëpunimit në procesin e raportimit në Agjencinë Evropiane të Mjedisit-EEA dhe në Rrjetin Evropian për monitorimi dhe vëzhgimit-EIONET.
Temë e takimit ka qene edhe pjesëmarrja e Agjencive te Mjedisit te vendeve te regjionit në takimin 24-tër të Rrjetit Evropian të shefave të Agjencive Evropiane të Mjedisi EPA Network, i cili në shtator të këtij viti do të mbahet në Kosovë dhe do të organizohet nga AMMK.
Gjatë takimit është biseduar edhe për mundësitë tjera të bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike si dhe janë shkëmbyer disa ide dhe propozime për projekte të mundshme që mundë të realizohen në të ardhmen.