Njoftim per media
25 December 2013
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, njofton mediat, publikun dhe të gjitha subjektet tjera se në bazë të Nenit 8 të Ligjit për Veprimtaritë Hidrometeorologjike, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është i vetmi institucion zyrtarë që bënë parashikimin e motit për territorin e Republikës së Kosovës.
Subjektet tjera, personat juridik dhe fizikë mundë të kryejnë veprimtari hidrometeorologjike për nevojat e tyre vetëm në rast se kanë pëlqim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë. Gjithashtu të gjitha subjektet, personat juridik dhe fizik që kanë pëlqim për kryerjen e veprimtarisë hidrometeorologjike detyrohen që rezultatet e fituara t`ia dorëzojnë IHMK-sё, në afat prej 30 ditësh.
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, kërkon nga mediat dhe nga subjektet tjera që të zbatojnë ligjin dhe për informata zyrtare për të dhënat hidrometeorologjike të drejtohen në AMMK, përkatësisht në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, si pjesë e tij.