195 - Lajmi Single | AMMK

Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike në Raportin e progresit për Kosovën

17 October 2013

foto

17/10/2013- Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2013. Në kuadër të kapitullit për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike, është evidentuar se është shënuar progres në instalimin e rrjetit për monitorimin e cilësisë së ajrit, shpalljen e zonave të mbrojtura ujore, shpalljen e zonave të mbrojtura të natyrës dhe miratimin e disa ligjeve dhe udhëzimeve administrative si: Ligji i ujerave, Ligjet për Parqet Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”, Udhëzuesit për Parandalimin e Ndotjes Industriale dhe Kontrollin, si dhe disa udhëzimi administrative në sektorin e menaxhimit të kemikateve dhe menaxhimit të mbeturina.

Raporti vlerëson po ashtu se korniza  legjislative dhe institucionale për të zbatuar standardet e BE, pjesërisht ekziston. Mirëpo janë evidentuar edhe ngecje, e sidomos në sektorin e ndryshimeve klimatike, në mungesën e mekanizmave financiar për të mbështetur investimet në projektet mjedisore si dhe mungesa e investimeve për impiantet për  trajtimin e ujërave të zeza dhe trajtimin e  mbeturinave. Po ashtu është evidentuar si nevojë e domosdoshme edhe monitorimi i zonave të mbrojtura.

Raporti rekomandon që të fuqizohen kapacitetet për të zbatuar dhe implementuar legjislacionin në nivel qendror dhe lokal, të rritet buxheti në sektorin e mjedisit dhe të hartohet strategjia për ndryshime klimatike si dhe sistemi për monitorimin dhe raportimin e gazrave serrë. 

 

Për më shumë shiko kapitullin Mjedisi dhe Ndryshimet klimatike në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.