192 - Lajmi Single | AMMK

Publikohen të gjeturat kryesore të Raportit të OKB-së për Ndryshimet Klimatike

27 September 2013

foto

27/09/2013- Sot në Stokholm është paraqitur Raporti i Komisionit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, IPCC, nje organizëm i OKB-së, i përbërë nga qindra shkencëtare të shquar, të cilet studiojnë efektet e veprimtarise njerëzore mbi klimën e Tokës dhe ndikimin e ndryshimeve të saj në mjedisi dhe në njerëz.

I konsideruar si tepër i rëndesishëm për të ardhmen e zhvillimeve në lidhje me Ndryshimet Klimatike ky raport vë në dukje se pas rritjes së temperaturave të globit qëndron njeriu dhe aktivitetet e tij dhe se ngrohja e sipërfaqës së Tokës nuk është treguesi i vetëm i ndryshimeve klimatike të planetit.

Ndër shenjat e tjera që dëshmojnë për ndryshimet klimatike përmendet edhe tkurrja e shtresës së akullit në Arktik, shkrirja e akullnajave në Grenlande, ngrohja e oqeaneve dhe rritja e nivelit të detit.

 

Raporti i pestë me radhë i Komisionit Nderqeveritar për Ndryshimet Klimatike do të publikohet në disa faza. Sot është prezantuar vetëm një përmbledhje e tij pastaj do të vazhdojë analizimi i fizikës së ndryshimeve klimatike kurse botimi do të vazhdojë gjatë vitit të ardhshëm.

Dokumenti analizon ndryshimin e kohës së stuhive, sasinë e reshjeve, thatësirat dhe fenomene të tjera ekstreme të motit, si dhe pasojat e ndryshimeve në shtresën glaciale dhe të akullit për ngritjen e nivelit të detit, ndërsa vlerësonë mbi të gjitha edhe ndikimin e veprimtarisë njerëzore përveç faktorëve natyrore. Shpresohet që raporti i IPCC-se do, t'i ndihmojë qeveritë dhe shoqërine civile që të marrin vendime me të mira për çeshtjet e ndryshimit të klimës.

 

Në raport, thuhet ndër të tjera se Toka është ngrohur me shpejtësi që nga vitet '50 dhe ka shumë të ngjarë, me një probabilitet prej 95 %, që njerëzit janë shkaktarë të me shumë se 50 % të ndryshimeve të vrojtuara, si shkrirja e dëborës dhe akullit, ngritja e nivelit të detit dhe fenomenet ekstreme të motit.

 

 

 

Për më shumë shikoni përmbledhjen e të gjeturave kryesore të raportit:

 

 

http://www.climatechange2013.org