187 - Lajmi Single | AMMK

Kryeshefi i AMMK-së, takohet me Drejtoreshën e Agjencisë Ekzekutive të Mjedisit të Bullgarisë

05 September 2013

foto

05.09.2013 - Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës  dr.sc. Ilir Morina ka pritur sot në takim Drejtoreshën e Agjencisë Ekzekutive të Mjedisit të Bullgarisë dr.eng. Vanya Grigorova, e cila njëherit është edhe zëvëndëskryesuese e bordit menaxhues të Agjencisë Evropiane të Mjedisit. 

 

Në takim është biseduar për bashkëpunimin ne mes të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Agjencionit Ekzekutiv të Mjedisit të Bullgarisë në sektorin e mbrojtjes së mjedisit me fokus në implementimin e projekteve të përbashkëta në sektorin e parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, sektorin e ajrit dhe në menaxhimin  mbeturinave. Po ashtu janë shqyrtuar edhe mundësitë e përkrahjes në procesin e raportimit në Agjencinë Evropiane të Mjedisit-EEA dhe në Rrjetin Evropian për monitorimi dhe vëzhgimit-EIONET.

 

Gjatë takimit është biseduar edhe për mundësitë tjera të bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike si dhe janë  shkëmbyer disa ide dhe propozime për projekte të mundshme që mundë të realizohen në të ardhmen. Nënshkrimi i një memorandumi të bashkëpunimit në mes të dy agjencioneve është njëra prej nismave që pritet ti hapë rrugë bashkëpunimit më konkret.

Temë e takimit ka qene edhe ndihma që mundë të ofrojë Agjencia Ekzekutive e Mjedisit të Bullgarisë në organizimin e takimit të 24 të radhës të Rrjetit Evropian të shefave të Agjencive Evropiane të Mjedisi EPA Network që vitin e ardhshëm mbahet në Kosovë dhe do të organizohet nga AMMK.