171 - Lajmi Single | AMMK

Miratohet Shenja për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës

21 May 2013

foto

21/05/2013- Ministri i MMPH-së, Dardan Gashi ka nënshkruar Udhëzimin Administrative për Shenjën e Mbrojtjes së Natyrës së Kosovës. Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohet pamja e shenjës për mbrojtjen e natyrës, procedurat dhe kushtet për bartjen dhe  përdorimin e saj, mënyra e lëshimit të lejes për bartjen e  shenjës si dhe mënyra e mbajtjes së evidencës për lejet e lëshuar. Qëllimi i lëshimit të  shenjës për mbrojtjen e natyrës ështё promovimi i mbrojtjes sё natyrёs dhe identifikimi i personit zyrtar  nё procedurën e mbikëqyrjes dhe ndërmarrjes së masave për mbrojtjen e natyrës.


Këtë shenjë do ta bartin inspektorët dhe zyrtarë tjerë gjatë kryerjes të punëve të mbikëqyrjes dhe zbatimit të  masave për mbrojtjen e natyrës. Shenjën e bartin edhe edhe punonjësit e drejtorive për administrimin me zonat e mbrojtura kur ato kryejnë punë profesionale në mbrojtjen e natyrës si dhe  zyrtarët tjerë të MMPH-së tё cilit i cakton ministri. Me lejen e Ministrisë, shenjën mund t`a bartin edhe personat të tjerë fizikë dhe juridikë gjatë aktiviteteve për promovimin e mbrojtjes së natyrës. Shenja mund të përdoret për të nxitur promovimin e mbrojtjes  sё natyrës në materiale tё shkruara dhe në të dhënat elektronike me lejen e Ministrisë, por nuk mund të përdoret për qëllime komerciale pa lejen e Ministrisё. Shenjën për qëllime komerciale mund t’a përdorin vetëm drejtoritë të cilat administrojnë me zonat e mbrojtura dhe vlerat tjera të mbrojtura të natyrës.

 

Shenja për  mbrojtjen e  natyrës është në formë të rrumbullakët. Në mes të shenjës është harta e Kosovës që simbolizon malet e Kosovës. Për rreth hartës së Kosovës formë globit  me ngjyrë të gjelbër paraqet mbrojtjen e natyrës. Në formë harkore përreth hartës së Kosovës në të dy anët është pjesa me ngjyrë të kaltër që simbolizon ekosistemet ujore dhe qiellin. Shenja është zgjedhur përmes konkursit publik. Fituesi i konkursit është propozimi nga znj.Ilire Lepaja, master e dizajnit grafik.