18 April 2013
18/04/2013- Përfaqësuesit e projektit Parqet e Harkut Dinarik, pas përfundimit të ekspeditës së tyre në vendet e përfshira në projekt me që rast kishin vizituar edhe Kosovën, janë mbetur të mahnitur me rezultatet e deritanishme të projektit dhe me vlerat e rralla natyrore që përmban rajoni i Harkut Dinarik. Përmes një njoftimi që i është shpërndarë mediave në mes tjerash thuhet Kanioni më i madh në botë pas kanionit në lumin Kolorado, pyjet e shiut më të mëdhatë dhe më të vjetrat në Evropës në të cilat ende nuk ka shkelë këmbë e njeriut, livadhe me lloje të orkideve se ka e gjithë Mbretëria e Bashkuar, vertikalja nëntokësore më e madhja në botë, gryka më e madhe dhe më e gjatë në Evropë ... Të gjitha këto i fsheh rajoni i Harkut Dinarik!
Tutje në njoftim vlerësohet se: duke njohur bukurinë e papërshkrueshme të rajonit, diversitetin kulturor, në të njëjtën kohë ngjashmërinë e pabesueshme, organizata botërore për mbrojtjen e natyrës WWF ka bërë lidhjen e parqeve natyrore dhe atyre kombëtare nga Sllovenia deri në Shqipëri në rrjetin Parqet Dinarike. Rajoni ynë me pasurinë e veçantë të biodiversitetit meriton të qëndrojë krahas destinacioneve turistik më të famshme në botë, kurse rrjeti prej 75 parqeve, të cilat, me nismën e Parqeve të Harkut Dinarik, gjejnë një rrugë për turizmin e qëndrueshëm, është një fillim ideal. Pak vende ka në botë ku në një ditë mund të shohësh ligatina të mahnitshme, shpella mahnitëse të zbuluar dhe mund të bësh not nën një ujëvarë madhështore. Pak ka rajone ku me një rezervar të makinës me karburant mund të përshkoni katër shtete, të takoni kultura të ndryshme dhe të përjetoni kënaqësitë më të mira të kuzhinës.
Të frymëzuar nga të gjitha këto fakte mahnitëse, projekti ka nisur edhe një fushatë mediale për të promovuar brendin Parqet Dinarike, i cili mund të gjendet në një numër të madh të gazetave, portaleve të internetit dhe në shumë stacione televizive në të gjithë rajonin.
Qëllimi kryesor i projektit Parqet e Harkut Dinarik, është të krijojë një platformë të zonave të mbrojtura në rajon përmes rrjetëzimit të parqeve, vizitave studimore dhe shkëmbimit të përvojave. Trajnim i përbashkët është mbajtur në temën e integrimit në BE, turizmit të qëndrueshëm dhe ndryshimeve klimatike si dhe për herë të parë në nivel rajonal po kryhet edhe vlerësimi i përfitimit nga zonat e mbrojtura.
Harku Dinarik me bukuritë e saj, shtrirjen gjeografike dhe biodiversitetin nuk mbetet mbrapa Karpateve, Alpeve ose çfarëdo ekorajoni të njohur botëror. Aktivitetet e projektit do të ndihmojë në ngritjen e bashkëpunimit me sektorin privat dhe përmirësimit të veprimtarive të përditshme përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira. Kosova është e përfshirë në këtë projekt me dy Parqet Kombëtarë Sharri dhe Bjeshkët e Nemuna dhe dy Parqet e Natyrës Mirusha dhe Gërmia.
Zbuloni botën e pazbuluar! Dhe para kësaj vizitoni www.discoverdinarides.com