147 - Lajmi Single | AMMK

AMMK, përmbylli aktivitetet për vitin 2012 me promovimin e dy raporteve

18 December 2012

foto

18/12/2012- Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka mbajtur sot një takim përmbyllës të aktiviteteve për vitin 2012. Kryeshefi i AMMK-së, Dr.sc. Ilir Morina në hapje të takimit theksoi se Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës po e përmbyllë këtë vit me një varg rezultatesh dhe të arriturash, por në këtë takim do të prezantojmë vetëm disa prej tyre, sikurse janë promovimi i dy Raporteve të përgatitura nga AMMK: “Raportit për Hotspotet Mjedisore” dhe “Raportit për Gjendjen e Ajrit”.

 

 

Ndërsa zv. Ministri i MMPH-së, Ilir Mirena në fjalën e tij vuri në pah se “gjatë këtij viti në saje të mbështetjen nga Komisioni Evropian, është bërë një punë e shkëlqyer në kompletimin e rrjetit për monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Kosovës, prandaj mundë të thuhet lirisht se rrjeti i monitorimit të ajrit në nivel vendi tashmë është i kompletuar. Ai po ashtu theksoi se gjatë këtij viti AMMK, ka përmbyllur me sukses edhe implementimin e projektit të Binjakëzimit “Mbështetje për Sektorin e Mjedisit në Kosovë”, që nga të gjithë të involvuarit dhe pjesëmarrësit është konsideruar si një ndër projektet më të suksesshme në sektorin e mjedisit.

 

 

Në prezantimet për Raportin e Hostspoteve dhe Raportin për Gjendjen e Ajrit, u vu në dukje se si njëri ashtu edhe tjetri raport kanë rëndësi shumë të madhe në informimin e publikut për gjendjen e mjedisit por në të njëjtën kohë janë edhe dokumente shumë të rëndësishme jo vetëm për MMPH-në por edhe për institucionet tjera sepse duke u bazuar në gjendjen që prezantohet ne këto raporte ne do të orientohen politikat dhe aktivitetet e institucioneve me qëllim të eliminimit të problemeve dhe sfidave që janë identifikuar. Po ashtu këto dokumente do të shërbejnë si bazë e mirë e bashkëpunimit me donatorët dhe për hartimin e projekteve mjedisore për të ardhmen.

 

 

Sa i përket bashkëpunimit të AMMK-së me Agjencionin Evropian të Mjedisit u tha se gjatë këtij viti Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka arritur të inkorporohet plotësisht  në aktivitetet dhe programin e punës së Agjencionit Evropian të Mjedisit, gjë që është dëshmuar me dërgimin raporteve të rregullta në këtë institucion, pjesëmarrjen në takime, trajnime e punëtori si dhe përfshirjen në kuadër të raporteve vlerësuese dhe dokumente tjera.  

 

Në këtë takim u prezantuan edhe të gjeturat e hulumtimit “Mjedisi në mediat e shkruara” kurse pjesë e ishte edhe ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit në mes të AKMM- IKSHP dhe pranim-dorëzimi i pajisjeve për monitorimin e cilësisë së ajrit. Në fund u ndanë edhe mirënjohje dhe falënderimeve për media, bashkëpunëtorë dhe OJQ.