146 - Lajmi Single | AMMK

Buletini Mjedisor, edicioni i fundit për vitin 2012

18 December 2012

foto

 

18/12/2012- Në prag të këtij fundviti si dhuratë për lexuesit dhe dashamirësit e mjedisit Buletini Mjedisor ju sjellë edhe një numër. Gjatë vitit 2012 përmes Buletinit Mjedisor jemi mundur të ju informojmë për ngjarjet,  arritjet dhe përpjekjet më të rëndësishme  në sektorin e mbrojtjes së mjedisit që kanë ndodhur gjatë këtij viti.

Ne do të bëjmë përpjekje që në të njëjtën frymë të vazhdojmë edhe vitin tjetër. Edhe në këtë numër Buletini Mjedisor i mbetet besnik formatit të temave të përzgjedhura dhe informacioneve të ofruara që prekin ngjarje dhe aktivitete nga grupe dhe institucione të ndryshme.  

Me këtë rast falënderojmë edhe njëherë të gjithë ata që kontribuuan dhe ndihmuan në publikimin e Buletinit Mjedisor përmes informacioneve dhe temave të ofruara dhe i ftojmë dhe i inkurajojmë për forcimin e këtij bashkëpunimi edhe në vitin e ri.

Urojmë që viti i ri 2013 të jetë, vit i përpjekjeve, angazhimeve dhe aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e gjendjes së tij.

 

Shkarko Buletinin Mjedisor Numër 8