15 March 2012
15.03.2012- Në buletinin e fundit informativ të publikuar nga EPA Network është konfirmuar edhe zyrtarisht se profili i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës është postuar në ueb faqen e këtij rrjeti si anëtarë me të drejta të plota. AMMK është anëtarë i 38 i këtij rrjeti joformal i cili mbledh rreth vetës të gjithë udhëheqësit ose drejtorët e Agjencioneve Nacionale për Mbrojtjen e Mjedisit ose institucioneve të ngjashme të vendeve evropiane.
Në profilin e prezantuar i cili mundë të shikohet duke klikuar në linkun: http://epanet.ew.eea.europa.eu/european_epas/countries/kosovo , ka informacione për themelimin, historikun, organizimin, detyrat dhe përgjegjësitë e AMMK-së.
Qëllimi i kryesor i këtij rrjeti është shkëmbimi i pikëpamjeve dhe përvojave për çështjet dhe interesat e përbashkëta të organizatave pjesëmarrëse në implementimin praktik të politikave mjedisore.
Po ashtu AMMK është ftuar të marrë pjesë edhe në takimin e radhës së EPA Network i cili do të mbahet në Londër. Në këtë takim AMMK do të përfaqësohet nga Kryeshefi ekzekutiv Dr.sc. Ilir Morina. Në takimin e 18 me radhë të rrjetit i cili është planifikuar të mbahet në fillim të muajit prill të këtij viti pritet të diskutohet çështje që kanë të bëjnë me përmirësimin e qeverisjes dhe implementimin e legjislacionit evropian mjedisor.
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës shpreson që përmes anëtarësimit në këtë rrjet të rëndësishëm mjedisor të përfitojë përvoja nga vendet evropiane në implementimin e legjislacionit mjedisor si dhe të rrisë bashkëpunimin me Agjencinë tjera evropiane të mjedisit.