Konferenca Nderkombetare - Mbrojtja e Mjedisit dhe Efiçienca e Energjisë-Praktikat, Mundësitë dhe Veprimet
Shtytja kryesore për organizimin e konferencës nga AMMK ishte qe sektori i energjetikes i identifikuar si sektori më me ndikim ne çështjen mjedisore, te trajtohet ne diskutime dhe punëtori te konferencës dhe në ketë mënyre të kërkohen mundësi për t’i kontribuar zbutjes së problemeve mjedisore dhe energjetike.
Prezentimet e konferences
Ilir Morina
Nezir Myrtaj
Siegfried Brenke
GTZ
Dimitar Doukov
Franc Riesbeck
Eno Dodion
Konkluzionet
Monitorimi i integruar i gjendjes se mjedisit dhe raportimi real dhe me kohë për gjendjen e mjedisit është një mjet shumë i rëndësishëm jo vetëm për informimin e publikut por edhe për orientimin e politikave, strategjive dhe prioriteteve për të ardhmen e vendit në sektorin e mjedisit.
Prezantimet e Konferences:
Në këtë raport pasqyrohet gjendja e përgjithshme mjedisore, faktorët e ndotjes e të dëmtimit të mjedisit, politikat e ndjekura për mbrojtjen dhe ruajtjen e tij, përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga ana e institucioneve përgjegjëse qendrore e lokale, si dhe nga tërë shoqëria në përgjithësi.
Raporti, përveç që shpreh shqetësimet për të gjitha problemet mjedisore, ofron të dhëna edhe për vendimmarrësit kryesorë, jo vetëm në aspektin e bërjes së politikave mjedisore, por në radhë të parë në rastin e marrjes se vendimeve mbi zhvillimet, planifikimet dhe investimet strategjike në sektorët të cilët kanë ndikim në mjedis siç janë ekonomia, transporti, bujqësia etj.