29 January 2026
Në Kosovë, vërshimet/përmbytjet, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, si pasojë fillimisht e kushteve meteorologjike (intensitet i lartë i reshjeve për periudhë të shkurtë kohore, shkrirja e shpejtë borës), pastaj faktorët gjeomorfologjik (relievi (pjesa më e madhe e ujë rrjedhave, burimin e tyre ose formohen në viset më të larta të cilat rrjedhin rrëmbyeshëm në formë të rrëkeve. Kështu vetëm disa lumenjtë, ose pjesë të tyre si për shembull Lumi Sitnica, Ibri, rrjedha e mesme dhe e poshtme e Drinit të Bardhë, për shkak të karakterit fushorë, përmbysin më ngadalë, shkaku i sipërfaqes, pozitës, konfiguracionit të terrin etj.
Në Kosovë brenda një periudhe 5 vjeçare, kemi pasur paraqitje të përmbytjeve me shkallë më të lartë gjatë vitit 2021, 2023 dhe tani nga 5 – 8 janar 2026. Këto të fundit, ishin në përmasa me një periudha kthyese hidrologjike prej 50 viteve (sidomos pjesa perëndimore apo pellgu i Drinit të Bardhë).
IHMK, (sektori i Meteorologjisë), aktualisht i ka në monitorim 24 stacione Automatike Meteorologjike, dhe 35 Shimatës Automatik, përmes të cilëve e bënë monitorimin e parametrave meteorologjik sikur janë: Temperatura e ajrit (T°C), reshjet (mm) dhe intensiteti (mm/h), shtypja atmosferike (hPa), lagështia e ajrit (%), avullimi (mm), radiacioni diellorë (Ë/m²), Shpejtësia e erës (m/s) drejtimi i erës (°) si dhe në disa prej tyre edhe temperatura e tokës (5, 10, 20, 30, 50 dhe 100 Cm) të dhënat në kohë reale për reshjet, temperaturat dhe parametrat tjerë meteorologjik, përmes GPRS, arrin në serverin qendrore në Prishtinë, ku më pas përpunohen analizohen publikohen dhe shkëmbehen ndërkombëtarisht në platformat e Bashkimit Evropian etj.
Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut e pastaj edhe të shkrirjes së borës (sidomos në zonat më të larta malore), fillimisht në pjesën perëndimore (Rrafshi i Dukagjinit), qendrore (Disa pjesë të Rrafshit të Kosovës dhe Drenicës), e më pas edhe në pjesën më të madhe të vendit, lumenjtë kryesorë të Kosovës, si Drini i Bardhë (kryesisht rrjedha e mesme dhe e poshtme), pastaj, Ereniku, Mirusha, Toplluha, Bistrica e Deçanit, Lumi Klina, Sitnica, Drenica, Ibri etj me degët e tyre, duke filluar nga datë 05-08/01/2026, kanë pasur ngritje të shpejta dhe të larta të niveleve dhe prurjeve të ujit. Nga:08/01/2026 e deri më datë 10/01/2026, 00:00, mesatarisht në territorin e Republikës së Kosovës kanë rënë.41.3 mm (l/m2) reshje, ndërsa nga datë: 01-10/01/2026, mesatarisht në Kosovë kanë rënë 124.1 mm, apo ≤64.9 mm ose 50.6% më shumë se sasia mesatare e Janarit 1961 – 2024.
Për më shumë Raporti nga IHMK Gjendja e përgjithshme hidrometeorologjike dhe vërshimet në Kosovë