885 - Lajmi Single | AMMK

Rregullimi dhe shenjëzimi i shtigjeve të ecjes në territorin e parqeve kombëtare

23 January 2026

foto

Bazuar në faktin se një ndër funksionet kryesore të parqeve kombëtare është edhe ekoturizmi, MMPHI, përmes AMMK përktësishtë Drejtorive të Parqeve Kombëtare, në vazhdimësi ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për krijimin e kushteve të volitshme infrastrukturore për qëndrim dhe ecje të vizitorëve në natyrë. 

Gjatë 3 viteve të fundit në PK “Sharri”, në kuadër të projektit “Rregullimi dhe shenjëzimi i shtigjeve të ecjes në territorin e parqeve kombëtare”, janë rregulluar dhe shenjëzuar 3 shtigje për ecje në natyrë:

1. Shtegu - Qendra e skijimit Brezovicë - Liqeni i Livadhit – Luboten; 

2. Shtegu - Prevallë - Burimi i Lumbardhit - Maja Bistra dhe

3. Shtegu - Struzhë- Karaulla – Liqeni i Madhë.

Shtigje këto me një gjatësi prej 31 km.

 

Për më tepër në kuadër të këtij projekti janë realizuar aktivitete që përfshijnë:

-Shenjëzimin (vendosjen e shenjave të dukshme) të shtegut të ecjes me ngjyrë, sipas standardeve përkatëse dhe digjitalizimi i tyre;

-Vendosjen e shenjave (tabelave) informuese, drejtuese, ndaluese në vendet hyrëse dhe në lokacionet tjera të përcaktuara nga drejtoria e PK “Sharri”,

-Vendosja e ulëseve në lokacionet e përcaktuara nga drejtoria e PK “Sharri”,

-Rregullimi dhe vendosja e lokacioneve për zjarre të përcaktuara nga drejtoria e PK “Sharri”,

-Rregullimi i shtigjeve të ecjes (gërryerje, rrafshim, zgjerim, vendosje të drunjeve etj.)

-Mirëmbajtja e shtigjeve (pastrimi, renovim infrastrukturor dhe material etj.)

 

MMPHI do të vazhdoje aktivitetet për rregullimin dhe mirëmbajtjen vjetore të shtigjeve kryesore të ecjes edhe në të ardhmen me qëllim që adhuruesit e natyrës të kenë infrastrukturë bazike për të shijuar ecjen dhe bukuritë që ofrojnë parqet kombëtare.