883 - Lajmi Single | AMMK

Njoftimi i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për Gjendjen Hidrometeorologjike (03.01.2026 - 08.01.2026)

09 January 2026

foto

Shumica e lumenjve në Kosovë gjatë këtyre dy ditëve kanë shkaktuar vërshime/përmbytje, ku disa prej tyre në disa segmente, kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje të pëmasës 1h here në 50 vite (periudha kthyese).

Aktualisht shumica e lumenjve të vendit, janë në rënie të lehtë, pos lumenjve: Drini Bardhë rrjedha e poshtme, Sitnica, Morava e Binçës dhe Lepenci, të cilët kanë ngritje të lehtë.

Gjatë këtyre ditëve në territorin e Republikës së Kosovës kanë rënë mestararisht  97.1 mm (l/m2) reshje.

Më shumë detaje gjeni në Njoftimin e IHMK për Gjendjen Hidrometeorologjike

 

Sqarim:

- Krijimi i këtij informacioni të jashtëzakonshëm hidrometeorologjik, bazohet në produktet profesionale të çertifikuara prognostike të Qendrës Evropiane për Parashikimin e Motit ECMWF, ICON – KS, Shërbimi kombëtar gjerman i motit DWD, Systemi Evropian i Parashikimit të motit Copernicus EFAS, Modeli për parashikimin e përmbytjeve PANTA RHEI dhe të dhënat nga rrjeti shtetërorë i Stacioneve Hidrometeorologjike.

- Mungesa e disa të dhënave nga disa stacione, është si pasojë e kushteve të rënduara meteorologjike, mos transferimi i të dhënave përmes GPRS dhe vështërsive momentale në sisteme. Këto përmbytje i kanë dëmtuar disa prej stacioneve automatike të rrjetit hidrometrik.