25 November 2025
Strategjia për Përshtatje ndaj Ndryshimeve Klimatike të Kosovës 2026-2036 dhe Planet e Veprimit për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026-2028
Ështe hapur për konsultim publik Strategjia për Përshtatje ndaj Ndryshimeve Klimatike të Kosovës 2026-2036 dhe Planet e Veprimit për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026-2028.
Hartimi i Strategjisë për Përshtatje ndaj Ndryshimeve Klimatike të Kosovës (Strategjia) është përgjigje ndaj nevojës urgjente për të krijuar një kornizë strategjike kombëtare të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe e të mbështetur në fakte, për t’u përballur me ndikimet e ndryshimeve klimatike.
Startegjia pasqyron përkushtimin tonë ndaj barazisë, qëndrueshmërisë dhe përshtatjes, duke i dhënë përparësi veprimeve që adresojnë dobësitë strukturore dhe nxisin përshtatje transformuese si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror
Data e fillimit të konsultimit publik: 25.11.2025
Data e përfundimit të konsultimit publik: 16.12.2025
Për më shumë detaje:
Dokumenti i Strategjisë në Gjuhën shqipe shkarko
Dokumenti për komente këtu