871 - Lajmi Single | AMMK

Ftesë për Propozime – Identiteti Vizual i Parqeve Kombëtare të Kosovës

21 November 2025

foto

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SwEPA), kanë lansuar thirrjen: RFP-CEDE/KEPA-SwEPA-2025-01 për zhvillimin e një Identiteti të unifikuar Vizual për Parqet Kombëtare të Kosovës.

Andaj ftojmë dizajnerë të kualifikuar, agjenci kreative dhe profesionistë të branding-ut të dorëzojnë propozimet e tyre për krijimin e një identiteti vizual modern, të qëndrueshëm dhe të frymëzuar nga natyra, që pasqyron biodiversitetin, peizazhet dhe trashëgiminë kombëtare të parqeve.

Afatet kryesore:

Sqarimet: 28 nëntor 2025 – 17:00

Dorëzimi: 5 dhjetor 2025 – 16:00

Dosja e tenderit është e disponueshme në: https://cede-ks.org/blog/identiteti-vizual/

Dërgoni propozimet & sqarimet në: procurement@cede-ks.org

Le ta formësojmë së bashku një identitet vizual që mbron, promovon dhe lartëson trashëgiminë natyrore të Kosovës.