20 November 2025
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka mirëpretur fëmijët nga Asambleja Komunale e Fëmijëve (AKF) dhe nga Environmental Children Assembly (ECA) dhe – AKF. Ky aktivitet është realizuar në kuadër të kampanjës “Ajri jonë, jo i KEK-ut”, pjesë e iniciativës Generation Hope.
Gjatë vizitës, fëmijët patën mundësi të informohen më shumë mbi Rrjetit e Monitorimit të Cilësisë së Ajrit në Kosovë, procesit të përpunimit dhe raportimit të të dhënave mbi cilësisë e ajrit, të cilat merren në kohë reale nga stacionet automatike të shpërndara në komunat e Kosovës. Po ashtu, panë nga afër njërin nga stacionet automatike të vendosur në oborrin e Institutit, së bashku me pajisjet e tjera që përdoren për monitorimin e cilësisë së ajrit.