06 November 2025
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka publikuar raportin mbi gjendjen dhe menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë për vitin 2023-2024. Nëpërmjet këtij raporti pasqyrohet të dhënat gjithëpërfshirëse mbi menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë.
Raporti pasqyron statusin aktual të menaxhimit të mbeturinave, sfidat kryesore, si dhe masat e rekomanduara nga institucione dhe autoritete përgjegjëse për të përmirësuar situatën mjedisore në këtë fushë. Kjo analizë dy vjetore aspektet relevante lidhur me menaxhimin e mbeturinave në nivel kombëtar, duke përfshirë aspektet e grumbullimit, gjenerimit, trajtimit, riciklimit dhe asgjësimit të mbeturinave.
Për të pasqyruar progresin në këtë sektor është përdorur metodologjia e krahasimit të të dhënave me vitet paraprake. Kjo metodologji mundëson vlerësimin e zhvillimeve dhe përmirësimeve në menaxhimin e mbeturinave në nivel lokal dhe kombëtar, duke nxjerrë në pah sfidat dhe pikat që kërkojnë përmirësim të mëtejshëm.
Ky raport ka rëndësi të veçantë për monitorimin e zbatimit të politikave dhe legjislacionit mjedisor dhe për ofrimin e informacionit të besueshëm dhe transparent për palët e interesuara, përfshirë institucionet shtetërore, komunitetin shkencor dhe publikun. AMMK ndërmerr këtë rol si pjesë e mandatit të saj ligjor për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së mjedisit në Kosovë, përmes ofrimit të informacioni relevant dhe transparent dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të qëndrueshmërisë mjedisore.
Një nga objektivat e këtij raporti është që të dhënat dhe të gjeturat e prezantuara në këtë raport të shfrytëzohen nga politik bërësit qoftë nga niveli qendror ashtu edhe nga niveli lokal, me qëllim që politikat e menaxhimit të mbeturinave komunale të planifikohen dhe të orientohen drejt.
Për më shumë shihni Raportin menaxhimi i mbeturinave komunale në Kosovë 2023-2024