28 October 2025
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës – në kuadër të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës/MMPHI, pas realizimit të vizitave monitoruese dhe vlerësimni paraprak të vlerave natyrore të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit” i ka propozuar Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruktures qe të marrë vendim për mbrojtjen paraprake të kësaj zone. Vendimi tashmë është nënshkruar nga z. Hysen Durmishi, Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Rezultatet e monitorimit kanë konfirmuar se kjo zonë ka vlera natyrore, ekologjike dhe peizazhore, me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, që përfshijnë:
Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës Nr. 03/L-233, Instituti ka propozuar që zona “Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit” të vendoset nën mbrojtje paraprake, me sipërfaqe të përgjithshme prej 192.19 km², duke e rritur gjithsejtë sipërfaqjen e zonave të mbrojtura në 13.32 % të sipërfaqes së përgjithsme të territorit të Kosovës.
Ky propozim synon:
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përmes Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, po ashtu ka filluar punën në hartimin e studimit të detajuar të kësaj zone dhe procedimin e mëtejmë për mbrojtje përfundimtare.
