01 October 2025
Një mundësi e veçantë për gazetarë, reporterë dhe profesionistë të medias që punojnë në Ballkanin Perëndimor. EU4Green publikon thirrjen për "Çmimin e Gazetarisë së Gjelbër" për të vlerësuar raportimet më të spikatura mbi tranzicionin e gjelbër, sfidat mjedisore dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor . Gazetarët mund të dorëzojnë punime që tregojnë se si Ballkani Perëndimor po përballet me ruajtjen e biodiversitetit, bujqësinë e qëndrueshme, qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike dhe kalimin drejt një ekonomie qarkulluese, histori që mund të frymëzojnë veprim për një të ardhme më të gjelbër.
Temat relevante: Punimet gazetareske të paraqitura duhet të përqendrohen në një ose më shumë nga temat e mëposhtme, të lidhura me Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin e saj tek qytetarët:
Periudha e Aplikimit: 30 Shtator – 9 Tetor 2025.
Shpërblimi: Autori i punimit më të vlerësuar do të fitojë një kurs trajnimi online “Professional Certificate in Environmental Journalism”, i ofruar nga London School of International Business.
Për më shumë detaje rreth kësaj thirrje dhe mënyrës së aplikimit vizitoni ueb faqen e projektit EU4Green