854 - Lajmi Single | AMMK

Vazhdojnë aktivitetet për monitorimi i llojeve invazive të faunës në Kosovë

01 October 2025

foto

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka vazhduar aktivitetet hulumtuese për monitorimin e llojit invaziv Procambarus clarkii (Gaforrja e Kuqe e Louizianës), në ekosistemet e ujërave nëntokësore të Kosovës.

Pas aktivitetit hulumtues të realizuar në “Shpellën e Flladit” në Panorc të Malishevës, aktivitetet për monitorimin e këtij lloji invaziv në Kosovë, kanë vazhuar në Shpellën e Radavcit, ku janë marrë mostrat për vlerësimin e parametrave biologjik dhe kimik dhe janë vendosur kurthat monitoruese.

Ky aktivitet po realizohet në kuadër të projekti ndërkombëtarë të mbështetur nga Unioni Ndërkombëtar i Speleologjisë (UIS), me partneret që janë kryesisht organizata kërkimore, speologjike dhe limonologjike, dhe ku Kosova, përfaqësohet nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës.

Qëllimi i projektit është studimi i përhapjes së Gaforres së Kuqe të Luizianës në ekosistemet e ujërave nëntokësore dhe zhvillimi i strategjive për menaxhimin dhe mbrojtjen e habitateve të ndjeshme, duke përfshirë dhe monitorimin e standardizuar shkencor.