06 July 2025
Gjatë kësaj është realizuar një aktivitet i rëndësishëm për monitorimin e biodiversitetit në Kosovë, përkatësishtë vendosja e unazave identifikuese dhe e pajisjeve gjurmuese tek dy individë të llojit lejleku i bardhë (Ciconia ciconia).
Ky aktivitet është realizuar si rezultat i bashkëpunimit në mes të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës (IKMN) dhe Kosova Environmental Education and Research Center (KEERC). Aktiviteti ka për qëllim studimin e lëvizjes, sjelljes, rrugëve migratore dhe aktiviteteve tjera me rëndësi për monitorimin e individëve të lejlekëve të bardhë që folenizojnë në vendin tonë, dhe në rastin specifik të individëve “Sharri” dhe “Pashtriku”.
Vendosja e këtyre pajisjeve ka për qëllim e gjurmimit në kohë reale të rrugëve që ndjekin lejlekët, përcaktimin e vendqëndrimeve të tyre gjatë rrugëve të migrimit, si dhe rritjen e ndërgjegjësimin për ruajtjen e këtij lloji të rëndësishëm.
IKMN falënderon të gjithë bashkëpunëtorët dhe ekspertët që bënë të mundur këtë ndërhyrje të suksesshme dhe të sigurt për shpendët.