814 - Lajmi Single | AMMK

Zyrtarët e AMMK marrin pjesë në konferencën ministrore “Sfidat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në Evropën Juglindore”

07 February 2025

foto

Zëvëndësuesi i Drejtorit Ekzekutiv të AMMK, Afrim Berisha, Drejtori i IHMK, Armend Agushi, dhe Bashkim Kastrati nga sektori i hidrologjisë së IHMK-së, kanë marrë pjesë në konferencën ministrore “Sfidat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në Evropën Juglindore”, të mbajtur në Brdo të Sllovenisë.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë konferencë delegacioni nga Kosova, ka pasur rastin të takohet edhe me Ministrin për Mjedis, Klimë dhe Energji të Sllovenisë, z. Bojan Kumer, Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës Botërore të Meteorologjisë Znj. Celeste Saulo, dhe Drejtoren Ekzekutive të Agjencisë Evropiane të Mjedisit Znj. Leena Ylä-Mononen.

Në kuadër të sesioneve të konferencës janë diskutuar tema të ndryshme përfshirë rolin e shërbimeve metorologjike për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, bashkëpunimin rajonal për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, bashkëpunimi rajonal për forcimin e qëndrueshmërinë ndaj thatësirës përmes politikave, teknologjive, monitorimit dhe strategjive të menaxhimit të burimeve të përbashkëta.

Në kuadër të këtyre sesioneve dhe takimeve përfaqësuesit e AMMK kanë pasur rastin të prezantojnë zhvillimet në Kosovë për ngritjen e rrjetit nacional për monitorimin hidro-meteorologjik, legjislacionin dhe politikat për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe kanë shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e rrjeteve rajonale të monitorimit dhe të shkëmbimit të të dhënave.