04 October 2024
Me qëllim që të sigurohet rëndësia dhe cilësia e duhur e procesit të hartimit dhe përmbajtjes së raporit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) të Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar Sharri, u organizua një punëtori me anëtarët e Grupit Punues Ndërministror. Në këtë punëtori përveç përfaqësuesve institucional të nivelit qendror dhe lokal, morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, akademisë, komunitetit, sektorit privat si dhe ekspertët e angazhuar.
Gjatë punëtorisë, u prezantua draft-Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Sharri, u ndanë shumë informacione nga palët relevante si dhe u diskutuan elemente tjera relevante që duhet të adresohen dhe të integrohen në këtë plan. U prezantua gjithashtu metodologjia, përmbajtja dhe disa elemente shtesë që përmban VSM-ja, përfshirë transparencën me publikun, gjithëpërfshirjen, çështjet e ndryshimeve klimatike, aplikimin e teknologjisë së re dhe përfshirjen gjinore gjatë këtij procesi.
Projekti i hartimit të VSM-së për Parkun Kombëtar të Sharrit udhëhiqet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes Institutit për Planifikim Hapësinor, në partneritet me Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, respektivisht Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtar të Sharrit, dhe komunat relevante, si dhe financohet nga Qeveria e Suedisë përmes Agjencise Suedeze per Mbrojtjen e Mjedisit dhe zbatohet nga UN-Habitat Kosova.