792 - Lajmi Single | AMMK

Paraljamërim për ndërmarrjen e masave për aktivitetet ilegale me mjete motorike në Parqe Kombëtare

30 September 2024

foto

AMMK përkatësisht Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” në vazhdimësi është duke u ballafaquar me probleme të shumta të veprimeve ilegale në territorin e parkut.

Së fundmi janë shtuar rastet e veprime ilegale të motoristëve dhe veturave për bjeshkatari duke shfrytëzuar ilegalishtë terrenin e Parkut Kombëtar “Sharri” për lëvizje dhe gara të ndryshme në pronat publike dhe private.

Këto veprime po shkaktojnë ndërhyrje të drejtpërdrejt në prishjen e peizazheve natyrore, ndotjen e mjedisit, krijimin e mbeturinave si dhe po ndikojnë negativisht në shqetësimin e kafshëve të egra që jetojnë në këto zona me vlera të mëdha te biodiversitetit.

Përkundër përpjekjeve dhe paralajmërimeve të vazhdueshme për parandalimin e këtyre aktiviteteve ilegale përmese shkresave informuese, kërkesave dërguar Policisë së Kosovës që të ndalojë këto aktivitete, kallzimeve penale, vërejtjeve etj., deri më sot nuk janë përfillur veprimet e AMMK përkatësishtë të stafit të DAPK ‘’Sharri’’.

Prandaj në javët dhe muajt në vazhdim me qëllim të parandalimit të këtyre aktiviteteve ilegale do të intesifikohen angazhimet në bashkëpunim me institucionet relevante, dhe do të veprohet përmes ndërmarrjes së masave shtesë në kuadër të së cilave ndaj kryerësve të këtyre veprimeve do të shqiptohen gjoba bazuar në legjislacionin në fuqi, do të konfiskohen mjetet motorike si dhe do të ngriten kallëzime penale për shkeljet ligjore.

Andaj AMMK përkatësishtë Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, paralajmëron të gjithë ata që janë duke kryer këto veprime që të tërhiqen nga këto aktivitete ilegale, sepse në të kundërtën do të përballen me masa ligjore përkatëse.