790 - Lajmi Single | AMMK

Diskutohet Drafti i Plani Menaxhues për Parkut Kombëtar “Sharri''

30 September 2024

foto

Në kuadër të procesit të revidimit të Plani Menaxhues për Parkut Kombëtar “Sharri'', sot në ambientet e Hotel AbiGreen në Prevallë, është mbajtur një punëtori me palët e interesit për të diskutuar draftin e planit.

Punëtoria është organizuar nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombetare “Sharri” në kuadër të Projektit “Ngritja e Kapaciteteve Mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë’’, i implementuar nga Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SëEPA), në mbështetje të Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtarë (SIDA).

Drafti i reviduar i Planit Menaxhues për Parkut Kombëtar “Sharri'', është rezultat i disa takimeve dhe punëtorive të realizuara me institucionet e nivelit qendror, lokal, përfaqësuesit e banorëve, bizneset, OJQ-ve dhe i analizave të realizuara nga grupi punues dhe nga eksperti lokal i angazhuar nga projekti.