789 - Lajmi Single | AMMK

Trajnimi rojtarëve të natyrës të parqeve kombëtare "Sharri" dhe "Bjeshkët e Nemuna"

30 September 2024

foto

Organizuar në bashkëpunim nga KEERC, AMMK dhe Universiteti i Konstanzes, në stacionin fushor të KEERC në ITP, Prizren u mbajt Punëtoria me rojtarët e natyrës së parqeve kombëtare "Sharri" dhe "Bjeshkët e Nemuna".

Në pjesën e parë të Punëtorisë pjesëmarrësit u njoftuan me aktivitetet, ekspozitën me ekzemplarë dhe objektivat e projektit të KEERC-it.

Diskutuam për sfidat dhe përvojat për mbrojtjen e natyrës, biodiversitetin dhe turizmin natyror si dhe veprimtaritë që zhvillohen brenda zonave të mbrojtura.

Gjithashtu të pranishmit patën mundësinë të marrin më shumë njohuri për bazat e përdorimit të hartave identifikuese dhe përdorimin e GIS-it nga eksperti Përparim Gashi nga AMMK.

Ndërsa sesioni i pasditës ishte një aventurë në natyrë! Në zonën e Prevallës rojtarët e natyrës morën njohuri praktike për monitorimin e llojeve, identifikimin e indikatorëve, ndikimin e zjarreve në zhdukjen e llojeve si dhe promovimin e turizmit.

Dita e sotme ishte e mbushur me mësime të çmuara, ndërveprime argëtuese me studiuesit, ekspertët, rojtarët dhe studentët si dhe momente të paharrueshme në natyrë.