25 November 2022
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përfshirë edhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, është pjesë e Programi për Cilësinë e Ajrit për Vendet e Ballkanit Perëndimorë. Sot është mbajtur takimi i parë informues në mes të përfaqësuesve të AMMK, përfaqësuesve nga Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA) dhe përfaqësuesve nga Instituti Hidrometeorologjik i Suedisë (SHMI).
Qëllimi i programit është të forcojë dialogun rajonal për cilësinë e ajrit, ti mbështes vendet në zhvillimin e instrumenteve për identifikimin e burimeve të ndotjes në nivel lokal (inventari i emisoneve në ajër) dhe të mundësojë qasjen më të lehtë në të dhenat për cilësinë e ajrit përmes portaleve të informimit për cilësi të ajrit.
Implementimi i këtij programi që po implemenentohet nga Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA), Instituti Hidrometeorologjik i Suedisë (SHMI) dhe UNICEF në partneritet me institucionet mjedisore të vendeve të Ballkanit, mbështetetet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtarë (SIDA).