13 April 2022
Në kuadër të realizimit të planit të punës për vitin 2022, Institutit i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit kanë realizuar studimin e vlerave natyrore të cilat paraprakisht ishin evidentuar në territorin e kësaj komune.
Pas përgatitjes së elaborateve përkatëse për të gjitha objektet e trashëgimisë natyrore në territorin e komunës të njëjtat janë përcjellë për miratim në Kuvendin Komunal të Lipjanit , i cili me datë 04.04.2022 nxorri vendimet përkatëse për mbrojtjen e tyre.
Me nxjerrjen e vendimeve këto objekte të trashëgimish natyrore të komunës janë shtuan regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës që mirëmbahet nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës. Zonat e mbrojtura kryesisht janë Monumente te natyrës me karakter hidrologjik, botanik dhe gjeologjik.
Lista e zonave të reja të marra në mbrojtje përfshinë këto monumente natyrore:
Burimet e Ujit
Trungu i Bungëbutës (Quercus pubescens)
Trungu i Shpradhit (Quercus frainetto)
Trungu i Bungëbutës (Quercus pubescens)
Trungu i Qarrit (Quercus cerris)
Guri te Kroni
Trungu i Rrënjës (Quercus robur)
Trungu i Qarrit (Quercus cerris)
Trungjet e Shpardhit (Quercus frainetto)