20 December 2019
20.12.2019- Vjetari përmban informata ngamonitorimi i vazhdueshëm hidrologjik, klimatologjike dhe meteorologjik nëRepublikën e Kosovës për vitet 2017 dhe 2018.
Monitorimi i proceseve hidrologjike,klimatologjike dhe meteorologjike është realizuar në kuadër të obligimeveligjore që ka Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në bazë të Ligjit Nr.06/L -035 për veprimtaritë hidrometeorologjike.
Informacionet e punuara nga monitorimi i IHMKmbi kushtet klimatike në Kosovë, janë të dhëna të rëndësishme dhe të besueshmeqë mundë të hyjnë në funksion për ndërtimin dhe funksionimin e strukturavemenaxhuese të burimeve ujore, për dizajnimin e infrastrukturës së lumenjve dhepër marrjen e vendimeve që kanë ndikim pozitiv ekologjik.
Të dhënat e ofruara përmes këtij “VjetariHidrometeorologjik”, po ashtu mundësojnë identifikimin e ndryshimeveklimatike të theksuara dhe shërbejnë për hartimin e planit të punës përmenaxhimin e krizave nga ndryshimet klimatike si dhe adaptimin ndaj tyre.
Vjetari Hidrometeorologjik 2017- 2018, ështëvazhdimësi e procesit të publikimeve të të dhënave klimatike të gjeneruara dhemonitoruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili kryen këtë detyrënë bazë të ligjit.
Publikimi i vjetarit është mbështetur nga GIZGmBH në kuadër të përkrahjes për ngritjen dhe forcimin e sektorit tëhidrologjisë dhe meteorologjisë në Kosovë.
Me këtë rast në emër të AMMK/IHMK shprehfalënderim të veçantë për GIZ, jo vetëm për mbështetjen e këtij publikimi, poredhe për mbështetjen e vazhdueshme për shumë sektorë mjedisor.
Shpresojmë që ky vjetarë do të jetë njëburim i rëndësishëm jo vetëm për ofrimin e të dhënave për gjendjenhidrometeorologjike në Kosovë por edhe një dokument që do ti shërbejë politikebërësve në zbatimin e politikave të qëndrueshme në sektorin e hidrologjisë,meteorologjisë dhe atë të ndryshimeve klimatike dhe donatorëve në orientimin eprojekteve të nevojshme për forcimin e këtij sektori.
Për më shumë: Vjetari Hidrometeorologjik 2017-2018