20 December 2019
19.12.2019- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës kapërcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet lidhur me raportimet e mediave përcilësinë e ajrit të cilat i referohen burimeve të ndryshme, që nuk janë tëautorizuara për të monitoruara cilësinë e ajrit në Kosovë.
Janë analizuar po ashtu të dhënat e publikuarapërmes këtyre platformave të ndryshme si ueb aplikacione dhe aplikacione përtelefona smart, dhe për më tepër është analizuar shtrirja e këtyre rrjeteve përmonitorim, pajisjet monitoruese, treguesit e monitoruar, baza ligjore dheaspektet tjera që ndërlidhen me këtë çështje.
Si rezultat i këtij angazhimi, AMMK vlerësonse:
Sipas nenit 33 të Ligjit për Mbrojtjen e Ajritnga Ndotja (Nr.03/160), monitorimi i cilësisë së ajrit bëhet nga Ministria.
Informimi i publikut për cilësinë e ajritështë i rregulluar sipas nenit 25 dhe nenit 26 të Ligjit për Mbrojtjen e Ajritnga Ndotja, ku përcaktohet që informimi i publikut sigurohet nga Ministria,ndërsa që treguesit që duhet monitoruar janë të përcaktuar në nenin 3 të këtijligji.
Normat e cilësisë së ajrit janë të përcaktuarme Udhëzimin Administrativ Nr.02/2011, kurse funksioni dhe shtrirja e rrjetittë monitorimit të cilësisë së ajrit është i rregulluar sipas Udhëzimit Administrativ(Nr.15/2010) për kriteret për përcaktimin e pikave monitoruese për cilësinë eajrit, numrin dhe shpeshtësinë e matjeve, klasifikimit e ndotësve qëmonitorohen, metodologjinë e punës, formën dhe kohën e raportimit të tëdhënave.
Prandaj, AMMK, konstaton se:
Monitorimi aktual i cilësisë së ajrit nga disaorganizata dhe kompani, nuk është nëpërputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja;
Treguesit e monitoruar, informimi i publikutdhe raportimi i të dhënave nuk është në përputhje me kërkesat e Ligjin përMbrojtjen e Ajrit nga Ndotja dhe me aktet tjera ligjore përkatëse.
Shtrirja e rrjetit nuk është në përputhje mekërkesat e Udhëzimit Administrativ Nr.15/2010.
Normat e zbatuara për monitorimin e cilësisësë ajrit nuk janë në linjë me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2011.
Pajisjet që përdoren për monitorim nuk janë tëbesueshme dhe nuk i plotësojnë standardet e kërkuara sipas udhëzimeve dheligjeve ne fuqi dhe sipas normatives së BE për matjen e parametravepërkatës.
Bazuar në këto gjetje MMPH/AMMK kërkon që:
Të gjitha organizatat dhe kompanitë duhet tëzbatojë kërkesat ligjore për monitorimin e cilësisë së ajrit, shtrirjen errjetit të monitorimit, normat dhe treguesit e monitorimit, raportimin e tëdhënave dhe informimin e publikut.
Të gjitha platformat si ueb aplikacione dhesmart aplikacione që kanë qëllim informimin e publikut për cilësinë e ajritduhet të bazohen dhe të shërbehen me të dhëna zyrtare të cilat prodhohen nga AMMK, përkatësishtInstituti Hidrometeorologjik i Kosovës, si i vetmi institucion përgjegjës iautorizuar për monitorimin e cilësisë së ajrit, ose në rrjete tjera monitorueseqë plotësojnë kushtet, normat dhe standardet e përcaktuara me ligj.
Në raste të mos zbatimit të kërkesave ligjoretë sipërpërmendura MMPH, përmes Inspektoratit të Mjedisit do të ndërmarrë edhemasa ligjore përkatëse.