475 - Lajmi Single | AMMK

Mjedisi i Evropës 2020, Kosova për herë të dytë pjesë e përgatitjes dhe e vlerësimit

13 December 2019

foto

13.12.2019- Agjencia e Mjedisit të Evropës (EEA) ditë më parë ka promovuar Raportin Mjedisi i Evropës 2020  (SOER 2020). Raporti, Mjedisi i Evropës - Gjendja dhe Perspektiva 2020,  përgatitet çdo pese vjet nga Agjencia e Mjedisit të Evropës dhe bazohet në të dhënat mjedisore të raportuara nga vendet anëtare dhe bashepunues të këtij institucioni.

 

Raporti është rezultat i punës së përbashkët me Rrjetin Evropian për Monitorim dhe Vëzhgim (EIONET), pjesë e të cilit është edhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Kësaj radhe Raporti ka vënë fokusin tek njohuritë për tranzicionin drejt një Evrope të qëndrueshme. Gjithashtu Raporti i ka dhënë rëndësi edhe 25 vjetorit të fillimit të Raportimit për gjendjen e mjedisit në Evropë dhe ka barë një vlerësim të evoluimit të këtij procesi.

 

Në fjalën e tij me rastin e promovimit tëraportit Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Mjedisit të Evropës, nënvizon ndër tëtjera së "Fokusi ynë tani duhet të jetë rritja dhe forcimi i implementimittë zgjidhjeve dhe gjetjes e metodave inventive, si teknologjike ashtu edhesociale të cilat ekzistojnë, ndërkohe që duhen stimuluar kërkime të mëtejshmeshkencore dhe zhvillimi, me qëllim ndryshimin e sjelljes së njerëzve si dhe përfshirjendhe angazhimin më të madh të qytetareve".


Është hera e dytë pas Raportit të vitit 2015, që Kosova është përfshire në vlerësimine gjendjes se mjedisit te Evropës dhe ka kontribuar në përgatitjen e tij përmes Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves.

 

Një përmbledhje e procesit të Raportimit Mjedisor në Kosovë, e përfshirë në kuadër të Raportit Mjedisit të Evropës 2020 mund të shkarkohet këtu.

 

Ndërsa nje permbledhje e Raportit Mjedisi i Evropës 2020 mund të shkarkohet këtu.