29 August 2019
29.08.2019- Në Kosovë po qëndron për vizitë një delegacion i lartë i Agjencisë së Mjedisit të Evropës i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv i kësaj agjencie Hans Bruyninckx.
Qëllimi i vizitës është fuqizimi i bashkëpunimit në mes të Agjencisë së Mjedisit të Evropës dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës si dhe të shkëmbehen informata dhe diskutime mbi zhvillimet e fundit mjedisore në Kosovë dhe nevojat për të ardhmen në kuadër të këtij bashkëpunim.
Gjatë qëndrimit në Kosovë delegacioni i Agjencisë së Mjedisit të Evropës përveç takimit me zëvendës, kryeministrin e Kosovës, Enver Hoxha dhe me kryeshefin e AMMK, Ilir Morina ka pasur një takim pune edhe me stafin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Qendrat Referente për bashkëpunim me Rrjetit Evropian për Informim dhe Vëzhgim Mjedisor/EIONET, ku është diskutuar për arritjet, sfidat dhe perspektivën e bashkëpunimit për periudhën e ardhshme.
Delegacioni i lartë i Agjencisë së Mjedisit të Evropës gjatë ditës së nesërme do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të lartë nga institucionet e Kosovës dhe të zyrës së BE në Kosovë si dhe do të vizitojë ambientet e Instituti Hidromeorologjik të Kosovës.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, është anëtare me të drejta të plota e rrjetit Evropian për Informim dhe Vëzhgim Mjedisor/EIONET që nga viti 2011, dhe përfaqësohet në këtë rrjet me 23 Qendra Referente për tematika të caktuara mjedisore.