458 - Lajmi Single | AMMK

AMMK mirëpret interesimin e Korporatës Koreane të Mjedisit për bashkëpunim me institucionet e Kosovës

31 January 2019

foto

25.01.2019- Këto ditë në Kosovë ka qëndruarpër vizitë një ekip i Korporatës Koreane të Mjedisit.

 

Përveç takimeve që kapasur me përfaqësues të institucioneve qendrore të Qeverisë së Kosovës ngaMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ata kanë realizuar një takim edhe më përfaqësuesit e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina, Kryeshef i AMMK dhe Afrim Berisha, Udhëheqës i Drejtorisë për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit.

 

Në takim është diskutuar për mundësitë potenciale për bashkëpunimit në mes të Agjencive për fusha me interes të përbashkët. Disa nga mundësitë potenciale të bashkëpunimit të identifikuara gjatë takimeve kanë qenë menaxhimi i mbeturinave, sistemi informative mjedisor, reduktimi i emisioneve në ajër, rehabilitimi i zonave të ndotura industriale, fuqizimi i sistemit për trajtimin e ujërave të zeza dhe hartimi i studimeve dhe vlerësimeve për ndotjen nga azbesti dhe nga mbeturinat e rrezikshme.

 

Delegacioni nga Korea ka realizuar vizita edhe në deponinë sanitare për menaxhimin e mbeturinave komunale në Mirash dhe në Monumentin e Natyrës me rëndësi të veçantë “Shpella e Gadimes”.