457 - Lajmi Single | AMMK

Fillon zbatimi i pullës mjedisore për automjete

30 January 2019

foto

30.01.2019- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka aprovuar pullën mjedisore për automjete. Kjo pullë mjedisore do të përdoret gjatë procesit te matjes se emisioneve (gazrave) dalëse nga burimet e lëvizshme apo nga automjetet motorike sipas kategorive përkatëse.

 

Ky vendim obligon të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeteve dhe të Homologimit që të fillojnë zbatimin e tij që nga data 1 shkurt 2019.

 

Vendimi është i bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.08/2016 për normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes.

 

Pulla apo tiketa mjedisore e automjeteve është një shenjë që vendoset ne pjesën e përparme të xhamit të automjeteve për të treguar nivelin e emisioneve që emetohen nga automjeti përkatës.

 

Qëllimi i përdorimit të saj është reduktimi i ndotjes së ajrit nga burimet e lëvizshme duke përcaktuar zona të lejuara apo të ndaluara për qarkullimin e automjeteve varësisht nga niveli i emetimeve të gazrave që lirojnë ato.

 

 

Per me shume

 

Vendimi per pullen mjedisore te automjeteve